Nëna e Damian Gjiknurit tregon klavikulën e thyer në 21 Janar!
E Shtunë 25 Prill 2026, 13:01
Dritare.net

Liri Gjiknuri, nëna e politikanit socialist Damian Gjiknuri, ka treguar për herë të parë se është lënduar fizikisht më 21 Janar në Tiranë.
E ftuar në emisionin "Dekalog" të gazetarit Roland Qafoku në DritareTv Liri Gjiknuri ka treguar se atë ditë ka përfunduar në Spitalin e Traumës me klavikul të thyer dhe deformimin e kockës.
Gazetari: Në 21 Janar, ti ke pësuar diçka
Liri Gjiknuri: Po, por nuk e kam thënë. Po, kam thyer klavikulën. E shikon si është e shtrembër
Gazetari: Ku ishit ju në 21 Janar?
Liri Gjiknuri: Këtu thuhet që u bë miting. Mitingu nuk kishte filluar. Unë kam qenë që në ora 4 atje, te Kryeministria. Për mitingun që do bëhej.E.P-dritare.net