Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qepët kthehen në luks. Shkon 12 euro kg!

Qepët kthehen në luks. Shkon 12 euro kg!

Sipas statistikave zyrtare, çmimi i qepëve në Filipine u rrit në rreth 700 pesos (12,80 dollarë për kg muajin e kaluar. Kjo shumë është më e lartë se kostoja e mishit dhe paga minimale ditore e vendit.

Megjithëse çmimet janë lehtësuar javët e fundit, qepët janë ende një luks për shumë konsumatorë, thotë Rizalda Maunes, e cila drejton një piceri në qytetin qendror Cebu.

"Ne blinim tre deri në katër kilogramë qepë në ditë. Tani blejmë gjysmë kilogrami pasi kaq mund të përballojmë," tha zonja Maunes për BBC.

Përbërësi kryesor në kuzhinën filipinase është bërë një simbol i rritjes së kostos së jetesës.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr, i cili është edhe sekretari i bujqësisë, e ka quajtur rritjen e çmimeve të ushqimeve një "situatë emergjente". Në fillim të këtij muaji z. Marcos miratoi importin e qepëve të kuqe dhe të verdha në një përpjekje për të rritur furnizimin.

Ekspertët thonë se rihapja e ekonomisë së Filipineve po nxit kërkesën, ndërsa moti i ashpër ka ndikuar në uljen e prodhimit, përfshirë qepët./L.F-dritare.net