Puthje dhe deklarata dashurie! Kështu festohet Shën Valentini në Tiranë!
Dritare.net

Sot është Dita e të Dashuruarve, por si festohet kjo ditë në Tiranë? DritareTV doli në rrugët e kryeqytetit dhe pyeti qytetarët.
Shiko videon ne YouTube kliko këtu:
Disa treguan se do ta festojnë me dhurata dhe surpriza për personin e zemrës, ndërsa të tjerë thanë se mjafton një shëtitje apo një darkë e thjeshtë për ta bërë këtë ditë të veçantë.

“Dashuria nuk është vetëm për një ditë, ne e festojmë çdo ditë”, u shpreh një qytetar, duke theksuar se për çiftet me vite të gjata bashkëjetese, rëndësi kanë gjestet e vogla dhe përkujdesja e përditshme.

Të rinjtë, nga ana tjetër, e shohin Shën Valentinin si një moment për surpriza dhe dhurata simbolike. “Një puthje mjafton… dashuria është gjëja më e bukur në jetë”, tha një tjetër qytetar.

“Dhuratë? Ku ka dhuratë… me çfarë, me lekët e pensionit? Një puthje mjafton”, u shpreh me humor një qytetare.

Mes puthjeve, batutave dhe urimeve, qytetarët përcollën një mesazh të thjeshtë: dashuria nuk ka moshë dhe duhet festuar çdo ditë./ E.P-dritare.net