
Pse nuk po flet fëmija im! Ja shenjat e alarmit
Dritare.net
Vonesa e të folurit është një ngadalësim në zhvillimin e mëtejshëm të fazave të zhvillimit të të folurit, një çrregullim që bën pjesë në një patologji me strukturë të thjeshtë dhe ku parashikohet gjithnjë një zgjidhje pozitive e problemit pas ndërhyrjes terapeutike. Shpesh për prindërit është e vështirë të kuptojnë në qoftë se fëmija i tyre kërkon më shumë kohë për të arritur hapat e zhvillimit të gjuhës dhe të të folurit apo në qoftë se fëmija ka vërtet diçka problematike që kërkon konsultimin me specialistin. Për të gjitha këto Dritarja e Doktorit ishte pranë mjekes neuropediatre Migena Kika, për të mësuar më tepër rreth zhvillimit të fëmijës.
"Zhvillimi është një rrugë gurësh kilometrik që nis që me zvarritjen e fëmijës, e cila vendos në punë dy hemisferat e trurit te fëmija për të renduar punën e zhvillimit. Kjo ndihmon që fëmija më vonë të di të orientohet, të njdeki informacionet në të dy anët, anën e djathtë dhe të majtë, duke ndikuar direkt në aftësitë akademike të individit.
Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm sidomos për zhvillimin e komunikimit të fëmijës. Nëse do të zgjidhja vetëm një fjalë, do të thosha: “Ndërveproni!”. Fëmija duhet nxitur drejt komunikimit me frymorë. Fëmija duhet të ndihet i lirë të eksploroj ambientin rrethues, të shikojë, të komunikojë, si dhe nuk duhet të qëndroj i ekspozuar përpara ekranave. Kjo do të sillte problematika jo vetëm me gjuhën dhe komunikimin, por edhe me faktor të tjerë social të ndërveprimit.
Ka studime që tregojnë se fëmijët që janë të ekspozuar ndaj ekraneve që në moshë të vogël, e dëmton pjesën frontale të trurit, pasi bombardimi me pamjet visive nga televizori bën që te fëmija të dëmtohet zona të fronteksit social që e pengojnë atë më pas në zhvillimin konjitiv.",-u shpreh neuropediatre Migena Kika./M.T/dritare.net

















