Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse ka kaq shumë emra sllavë në Shqipëri!   

Pse ka kaq shumë emra sllavë në Shqipëri!   

Gjuhëtari Seit Mansaku i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv, duke sjellë shembuj konkretë tregoi se përse në Shqipëri ka kaq shumë emra sllavë. Historiani i gjuhës u shpreh se, pavarësisht se sllavishtja nuk arriti ta transformojë gjuhën shqipe, ajo la gjurmët e saj në toponimi.



“Sllavët erdhën në Shqipëri nga shekulli i VII-të dhe është fakt që kanë qëndruar jo pak kohë në viset shqiptare dhe kanë lënë shumë gjurmë në onomastikë, toponimi. Sllavishtja nuk arriti ta transformojë gjuhën shqipe, por la gjurmët e saj në toponimi. Për shembull: Zadrimë është emër sllav. Disa dijetarë patën bërë punime që tregonin se sllavët kudo që shkonin përpiqeshin t’i zëvendësonin emrat vendas me emrat e tyre në gjuhën sllave. Zadrime ishte Tejdrini (Tej Drinit) Ose Zagori-Tejmali (Tej malit). Guri i Kamjes (Kamje në sllavisht do të thotë gur.) në shqip është bërë Guri i Gurit.”, u shpreh profesor Mansaku./K.C/dritare.net