Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Provimi i gjuhës lë pezull bashkimin familjar në Gjermani

Provimi i gjuhës lë pezull bashkimin familjar në Gjermani

Shtyrja e dhënies së provimit të gjuhës gjermane, ka bërë që shumë shtetas të mos kryejnë dot bashkimin familjar në Gjermani. Mes tyre renditen edhe shtetas nga Shqipëria. Raporti i revistës gjermane “Spiegel”tregon se pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane aktualisht ka bllokuar bashkimin familjar. Shumë bashkëshorte e bashkëshortë presin të bashkohen me partnerin në Gjermani, shkruan revista e njohur gjermane, duke iu referuar një përgjigjeje të Ministrisë së Jashtme gjermane pas një kërkese të deputetes Gökay Akbulut. Testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar, duke mos patur mundësi për alternativa të tjera.
Janë 18 vende në të cilat nuk po realizohet provimi i gjuhës, mes tyre edhe Shqipëria, Egjipti, Libani dhe Meksika. Kurse në vende të tjera testi i gjuhës gjermane as nuk ofrohet, përfshirë këtu 81 vende. Sipas revistës gjermane, institutet “Goethe” janë duke u përpjekur aktualisht për ofrimin e provimeve “online” të gjuhës./M.M-dritare.net