Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta e PD-së, Romeo Kara: Nuk mjafton të dalësh në rrugë, duhet qëllim. Është vetëm partiake!

Protesta e PD-së, Romeo Kara: Nuk mjafton të dalësh në

Juristi Romeo Kara, në intervistën e ditës në Dritare TV, foli për protestën e Partisë Demokratike, e cila pritet të nisë sot në orën 17:00.

Sipas tij, një protestë nuk mund të jetë efektive nëse thjesht synon të tregojë numrin e pjesëmarrësve, por duhet të paraqesë kërkesa konkrete dhe reforma që i shërbejnë interesit publik dhe të ardhmes së vendit.

“Ne kemi shumë arsye për të protestuar, por protesta duhet të ketë produkt. Nuk mjafton të dalësh dhe të thuash që jemi shumë; duhet të kesh një kauzë të drejtë dhe një kërkesë të përcaktuar,” tha Kara.

Juristi theksoi gjithashtu se protestat duhet të synojnë uljen e përçarjes dhe ndërtimin e një klime më të drejtë politike dhe sociale, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për zgjidhje që frenojnë shpopullimin dhe rikthejnë besimin e qytetarëve.

Në fund, Kara u shpreh se një protestë do të marrë përmasa kombëtare dhe do të ketë sukses vetëm nëse arrin të bashkojë njerëz me kauza të përbashkëta dhe të shkëputet nga problematikat që lidhen me figurat e kontestuara apo me çështje të drejtësisë; në të kundërt, sipas tij, ajo rrezikon të mbetet thjesht një protestë partiake.

“Kjo protestë nuk do të bëhet kombëtare dhe e suksesshme nëse nuk ka motiv dhe nëse nuk shkëputet nga problematikat që kanë lidhje me drejtësinë. Për sa kohë nuk do t’i heqin, do të jetë vetëm protestë partiake,” u shpreh ai./E.P-dritare.net