Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Projektligji për kanabisin, Korreshi: Pyesni çunat e Londrës, ata e dinë mirë!

Projektligji për kanabisin, Korreshi: Pyesni çunat e Londrës,

Projektligji për kanabisin në vendin tonë u miratua në parim sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij deputeti i PD, Saimir Korreshi ironizoi projektligjin duke thënë se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës.

“E mira është t’i marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë në shtëpi bari duhet të vijnë. Janë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti”, tha Korreshi./L.F-dritare.net