Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Plagoset me armë zjarri një 18-vjeçare në Tiranë, arrestohen dy persona, tre në kërkim!

Plagoset me armë zjarri një 18-vjeçare në Tiranë,

Një 18-vjeçare është gjetur e plagosur me armë zjarri te rrethrrotullimi i Fakultetit të Ekonomikut.


Sipas bluve të Tiranës, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në gjoks.

E reja me iniciale N. K., pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital rreth orës 00:15 nga M.R dhe shtetasi E. Gj.

Pas hetimeve V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, kanë rënë në prangat e policisë, teksa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndaj të pestëve rëndojnë veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Ndërkohë një prej personave të shpallur në kërkim, E. Gj., 22 vjeç i cili rezulton edhe si i dashuri i të së resë rëndon edhe vepra penale “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.