Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pitilushja brenda "Kosheres së Anabelit"

Pitilushja brenda "Kosheres së Anabelit"

Rrugëtimi i librit “Tregimet e Pitilushes”, me autore, Rudina Xhunga dhe vajzën e saj Alana, vazhdon. Këtë herë në një destinacion të ri, direkt në duart e vogëlushëve. Libri dhe pica Pitilushe hynë në Kosheren e Anabelit. Fëmijët e “Koshere by Anabel”, lexuan “Tregimet e Pitilushes” dhe hëngrën picën më të shijshme të momentit për fëmijët dhe jo vetëm.

Pitilushja brenda "Kosheres së Anabelit"

“Kjo është pica Pitilushe. Ngjan fiks si ky globi këtu me maskë, te libri “Tregimet e Pitilushes” që duhet ta lexojnë të gjithë fëmijët.”, tha njëra nga vajzat e vogla të Kosheres.

Pitilushja brenda "Kosheres së Anabelit"
Ashtu siç shkoi te Kosherja e Anabelit, Pitilushja vjen direkt në shtëpinë tënde, nëse porosit picën Pitilushe te Pavaroti dhe e keni brenda të njëjtit çmim. Po ashtu, librin e gjeni te librari “Albania”, Bukinist.al dhe kancelari “Infiniti” dhe te "Shtëpia e Lodrave"./K.C/dritare.net