Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parku eolik në Tropojë, Rama: Nuk do të dalim më në treg për të blerë, por për të shitur prodhimin tonë

Parku eolik në Tropojë, Rama: Nuk do të dalim më në

Sot u prezantua projekti i Parkut të energjisë me erë në Tropojë, një investim prej 600 MW nga kompania amerikane CWP. Projekti u zhvillua në prani të kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e këtij investimi për sovranitetin energjetik të vendit, rritjen e prodhimit vendas, uljen e varësisë nga importet dhe krijimin e vendeve të reja pune.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u ndal tek diversifikimi i burimeve energjetike, ku uji mbetet baza, por energjia e erës dhe diellit do të arrijnë të përbëjnë rreth 30% të prodhimit deri në 2030, duke garantuar jo vetëm vetë-mjaftueshmëri, por edhe mundësi eksporti energjie të pastër.

"Ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Ne e kemi pasur për një periudhë të gjatë në varësi të plotë nga uji, ndërkohë kemi trashëguar një sistem me aq shumë të çara sa që kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar për të blerë sasi të mëdha me çmime të kripura, ndërkohë kur shiu ka ardhur me shumicë, të derdhet dhe jo vetëm të mos kthehet në energji, por të shkaktojë dhe dëme. Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do të jemi në kategorinë e jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti. Kjo për rezultat i investimeve, i një vizioni, i një programi i dhe i një përpjekjeje të përditshme nga ministra e Energjisë.

Uji do të mbetet burimi kryesor i prodhimit, por energjia e diellit dhe erës kanë filluar të zënë vendin e tyre, vend që deri në fund të kësaj dekade, do të jetë 30%. Me këtë 30% do të kemi plotësisht të garantuar se sistemi ynë do të jetë i vetëmjaftueshëm dhe çdo të prodhojmë përtej nevojave, do ta eksportojmë. Jo më para të hedhura jashtë vendit për të blerë energji, por energji e shitur jashtë vendit për të sjellë më shumë të ardhura për ekonominë”, tha Rama.

Projekti në Tropojë synon të hyjë në rrjet brenda 12 muajve./L.F-dritare.net