Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbahet sot seanca paraprake në GJKKO, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë

Mbahet sot seanca paraprake në GJKKO, Meta dhe Kryemadhi prezentë

Sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-presidentin dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, si dhe për Monika Kryemadhin.

Në seancë janë të pranishëm të dy, Meta dhe Kryemadhi. Në nisje të procesit, Monika Kryemadhi u pa duke hyrë në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur për mediat, por pa dhënë asnjë prononcim. Ndërkohë, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh shkurt për gazetarët se do të flasë pas përfundimit të seancës.

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja ligjore argumenton se ka përfunduar afati ligjor i paraburgimit, duke kërkuar rishikimin e masës aktuale. Vendimi i gjykatës pritet të merret pas shqyrtimit të kërkesave të palëve./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)