Hyn në përdorim Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe
E Hënë 12 Janar 2026, 12:12
Dritare.net

Sot, më 12 janar 2026, në orën 00:01, është bërë i disponueshëm për përdorim praktik Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe.
Fjalorin mund ta gjeni online duke kërkuar në Google “fjalori.online”. Fjalori përfshin 12.500 njësi frazologjike, 1.640 shprehje me origjinë të huaj, si dhe 1.200 akronime të përdorura në media dhe dokumente zyrtare.
Ky botim përfaqëson një moment të rëndësishëm në zhvillimin e gjuhës shqipe, duke ofruar një burim të pasur dhe të aksesueshëm për të gjithë përdoruesit.
