Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pamje mahnitëse nga Shtegu i Ngjyrave në Kukës, kuajt e egër vrapojnë të lirë!

Pamje mahnitëse nga Shtegu i Ngjyrave në Kukës, kuajt e egër

Pamje mahnitëse na vijnë nga Shishtaveci i Kukësit. Kuaj të egër që vrapojnë të lirë, aty ku dora e njeriut ende nuk e ka prekur natyrën e virgjër që të ofron Shtegu i Ngjyrave. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë videot në Facebook e kuajve.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë ekstra energji nga Kukësi, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama. Kjo nuk është hera e parë, që në Shtegun e Ngjyrave në Kukës filmohen momente të veçanta si ky. Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh qindra të apasionuar pas natyrës./M.T/dritare.net