Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Palnikaj: Ju tregoj si u vra At Shtjefën Gjeçovi!

Palnikaj: Ju tregoj si u vra At Shtjefën Gjeçovi!

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar albanalogu Mark Palnikaj për të folur lidhur me Kanunet që ekzistojnë në vendin tonë dhe si e kanë rregulluar ato jetën tonë.

Albanologu ka folur edhe për vrasjen e At Shtjefen Gjeçovit, personi i cili mblodhi një pjesë të neneve më të rëndësishme të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai tregoi se vrasësi u zbulua, por u fal.

"Nuk e kishte botuar Kanunin kur At Shtjefen Gjeçovin e vranë në 14 tetor 1929 në breg të Drinit. E vranë shkijet, paguan dikë dhe e vranë ndaj e la pa botuar. U zbulua kush e ka vrarë, ishte një shqiptar i paguar. E zbuluan hasjanët sepse u akuzuan ata fillimisht. Nuk e vranë sepse ai ishte françeskan, ndërhynë françeskanët atëherë dhe kërkuan që ta falnin", u shpreh Palnikaj./M.K/dritare.net