Pak e dinin! Agustin Kola ka qenë burri i avokates së njohur Adriana Kalaja!
Dritare.net

Përtej figurës së fortë të opozitares, Adriana Kalaja ka ndarë në një rrëfim të rrallë detaje nga jeta e saj personale në Tiranën e viteve '80.
Kalaja foli për karrierën e saj si sportiste e qitjes në klubin e Tironës dhe martesën me një nga ikonat e futbollit shqiptar, Agustin Kola, të cilin e cilësoi si "Ronaldo i Shqipërisë" për talentin dhe përkushtimin e tij.
Ajo rrëfeu historinë romantike të njohjes së tyre pas ndeshjes së famshme Tirana-Vlora, ku tifozët vlonjatë mbollën fushën me patate, dhe ajo si një nga të paktat femra në stadium, përfundoi duke u kthyer në Tiranë me autobusin e ekipit.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e historisë së saj familjare lidhet me "Kafenë e Rremës", lokalin e njohur i cili menaxhohej nga i ati i saj. Kalaja zbuloi se aty ishin klientë të rregullt edhe djemtë e Enver Hoxhës dhe djali i Mehmet Shehut.