Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Opozita proteston sot në Tiranë!

Opozita proteston sot në Tiranë!

Opozita do të mbajë sot protestë në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore.

Sipas agjendës së opozitës, protesta e sotme do të zhvillohet në disa zona të ndryshme, në rrugët dhe rreth rrotullimet kryesore të kryeqytetit. Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të PD-së dhe nga deputetët demokratë. Protesta do të mbahet te bashkia, te rreth rrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson dhe te Pallati me Shigjeta./E.P/dritare.net