 
		                       Nuredin Dumani tregon kush e pagoi 200 mijë euro për të vrarë Sokol Sanxhaktarin
		                        	E Enjte   9 Janar 2025, 17:05
		                            
		   	    			Dritare.net

Zbardhen dëshmia të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO këtë të enjte në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Sokol Sanxhaktarit. Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe përplasjen e dhe të pandehurve apo avokatëve në proces, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
“Mu premtuan 200 mijë euro nga Franca Capaj për eliminimin e Sanxhaktarit”, ka deklaruar ai por “porosia” nuk është kryer pasi atë ditë është vënë pranga.
“Informacionin do e merrnim nga Bledar Muça, Festim Coli dhe Franc Çapja”, ka deklaruar ai.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca u shty për në datën 14 janar./TCH
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       