
Numërohen 1624 kuti/ PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandat. Ja si kanë dalë partitë e vogla!
E Hënë 12 Maj 2025, 09:09
Dritare.net
Deri në orën 09:00 të mëngjesit, janë numëruar 1624 kuti votimi nga 5225 në të gjithë Shqipërinë.
Partia Socialiste ka deri tani 83 mandate dhe rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia la 1 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.
Deri më tani janë numëruar 31.07% e kutive të votimit./K.C/dritare.net

















