Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëna lehonë flet pas lirimit nga burgu: Nuk dija asgjë për gjobën!

Nëna lehonë flet pas lirimit nga burgu: Nuk dija asgjë për

Diana Bahcja është akoma e mpirë nga tronditja e arrestimit dhe shkëputjes nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur. Ajo tregon se në qelitë e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga grate e tjera. Gjithashtu ka theksuar se nuk kishte asnjë dijeni për dënimin ndaj saj.

“Me zor kam qëndruar në burg, duke qarë ditë-natë. Djalin e gjeta shumë mirë. Ishte kujdesur burri dhe vjehrra. Kam pasur dhimbje trupi. Infermieret u kujdesën për mua aty. Më thanë që je e dënuar 1 muaj e 10 ditë, ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. Kam ndenjur nja 3 orë në Shkodër dhe më thanë që do vijë policia e Tiranës të të marrë. Unë nuk kam qenë në djeni fare, as për gjobën, as për dënimin, thjesht ka ardhur ai zotëria këtu te shtëpia dhe më ka marrë. Në burg kam qëndruar vetëm, nuk jam bashkuar me gratë e tjera. Kanë qenë momente shumë të vështira”, u shpreh ajo./M.T/dritare.net