
Ina Kasimati ka ndërruar jetë sot në Vlorë.
Zysh Ina Kasimati mbërriti në Shqipëri më 8 mars nga Franca, aty ku po kurohej orej dy vitesh për një sëmundje të rëndë.
Dëshira e fundit ishte të kthehej në qytetin e saj, Vlorën. Në më pak se 24 orë u arrit të grumbullohet shuma që nevojitej për kthimin e zysh Ina Kasimatit në Shqipëri. Përmes një apeli për ndihmë, Kasimati theksonte se për të mundësuar kthimin e saj në vend, nevojiteshin 17 mijë euro, pasi ishte i domosdoshëm një avion charter, që të qëndronte e lidhur me aparaturat.
Zysha u kthye në atdhe, ndërsa sot u preh e qetë pranë familjarëve të saj./L.F-dritare.net

















