Ndahet nga jeta studiuesi i njohur Agron Fico
E Martë 2 Qershor 2020, 09:09
Dritare.net

Sot është ndarë nga jeta studiuesi i njohur Agron Fico. Fico është bashkëthemeluesi i katedrës së gjuhës shqipe në Pekin, dhe 50 vjet më vonë themeloi edhe katedrën e shqipes në Boston. Një prej dijetarëve që ia kushtoi tërë jetën trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar: etnofolklorit, pasurisë gojore, gjuhës së popullit dhe asaj të shkruar, traditave të kulturës popullore, gjenezës së popullit shqiptar./L.F-dritare.net