Ndahet nga jeta babai i gazetares Mira Kazhani
E Diel 4 Janar 2026, 11:11
Dritare.net

Babai i gazetares Mira Kazhani është ndarë nga jeta një ditë më parë. Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithnjë Babi im.”, shkruan Mira Kazhani, duke ndarë edhe një foto të tij.
Sot po mbahet ceremonia mortore për përcjelljen në banesën e fundit të Petrit Kazhanit, në praninë e familjarëve, miqve dhe të afërmve të familjes Kazhani.
Redaksia e Dritare.net i shpreh ngushëllimet gazetares dhe familjarëve të Petrit Kazhanit./K.C/dritare.net
