Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama shtron darkën e Iftarit: Myslimanët vlerë e shtuar për Shqipërinë!

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama shtron darkën e Iftarit:

Kryeministri Edi Rama shtroi sonte darkën e iftarit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se myslimanët e Shqipërisë jo që nuk janë problem, por janë vlerë e shtuar.

"Të gjithë u së bashku që dashamirësisht pranuat ftesën time për të qenë dëshmitare të frymë së vëllazërimit që i prin iftarit, mirë se keni ardhur! Ky është iftar i posaçëm pasi imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan që u vlerësua me një çmim ndërkombëtar me arkitekturën, sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund edhe Xhamia e madhe e Namazgjasë. Kjo sofër tradicionale më jep një ndjesi gëzimi dhe mund të them se më njëherë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit kur na jepet mundësi të ndihemi mirë në besimin te mirësia e besimit, triumfi i dashamirësisë. Jeta duket më e bukur dhe më e lehtë, ndërsa shëmtitë e kohës duken më të papërfillshme. Kam sjellë sonte vargjet që i pati shkruat një poeteshë e re shqiptare, Jolanda Kodra e diplomuara në Itali.

Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, tha Rama./K.C/dritare.net