Moti i keq/ Lumi Vjosa në pikën kritike në Tepelenë!
E Enjte 20 Nëntor 2025, 09:09
Dritare.net

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit ka bërë që niveli i lumit Vjosa përgjatë Tepelenës është më pak se 1 metër nga pika kritike e tij.
Si pasojë e rënieve të dheut dhe inerteve, segmentet rrugore Salari–Nivicë dhe Dukaj–Kordhaj janë bllokuar për qarkullim.
Gjithashtu, aksesi Suhë–Poliçan dhe zona e Bashkisë Libohovë janë të paarritshme për shkak të dëmtimit të urës në fshatin Suhë.
Në fshatrat e Dropullit, furnizimi me energji elektrike vazhdon të paraqesë vështirësi për banorët.