Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moti i keq/ ARRSH: Kujdes nga ngricat!

Moti i keq/ ARRSH: Kujdes nga ngricat!

Gjatë natës së kaluar, reshjet e dëborës në vend kanë pushuar, ndërsa reshjet e shiut vijojnë me intensitet të ulët deri në mesatar, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar. Temperaturat gjatë ditës kanë shënuar një rritje të lehtë, duke bërë që rrugët të jenë më të sigurta për qarkullim.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës, duke pastruar rrugët nga rëra, gurët dhe materialet inertë, si dhe duke shpërndarë kripë për të parandaluar ngricat në akset ku ka pasur nevojë.

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore, por drejtuesit e mjeteve njoftohen të kenë kujdes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat malore ku ka prezencë dëbore./K.C/dritare.net