
Monika Kryemadhi: Operacionet plastike do t’i bëj live, SPAK le të më hetojë bashkë me Metën
Dritare.net
Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mohuar të ketë kryer operacione plastike.
Në studion e A2 CNN, Kryemadhi u pyet në lidhje me paditë në SPAK për këto operacione dhe tha që do t’i bëjë live kur të vendosë për to.
Ajo inkurajoi SPAK-un që të hetojë veprimtarinë financiare të familjes së saj, ndërsa pohoi sulmet politike ndaj saj dhe familjarëve.
“Paditë e mia në SPAK janë për operacionet plastike, që akoma nuk i kam bërë, se kur t’i bëj do t’i bëj live që të rrisim edhe klikimet.
Megjithatë unë e inkurajoj SPAK-un që të hetojë çdo veprimtari financiare timen, të Ilir Metës, fëmijët e mi, familjarët e mi dhe udhëtimet e pagesat e mia. Se vetë familja ime për shkak të pozicionit dhe sulmeve politike kemi qenë të detyruar të përdorim kartat e kreditit dhe llogaritë bankare dhe këtë duhet ta bëjnë të gjithë se duam apo jo teoria e Ramës për t’i bërë të gjithë pis ka funksionuar”, tha ajo./M.K/dritare.net

















