
Mjalti çudibërës që prodhohet një herë në pesë vjet!
Dritare.net
Në një nga zonat më të bukura e të pasura të Shqipërisë në Berat prodhohet një nga produktet më të rralla dhe më të çmuara natyrore: mjalti që del vetëm një herë në pesë vjet! Ky mjaltë, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme shëruese, tregohet në vidcast-in fundit në Dritare TV, që është xhiruar në fermën Zhapokikë në fshatin që mban po këtë emër.
Alkest Shehu rrëfen për DritareTV vetitë çudibërëse të mjaltit që e luleve të lofatës.
I prodhuar në mënyrë krejtësisht natyrale, në kushte të paprekura nga ndotja dhe me bimësi autoktone, ky mjaltë është rezultat i një bashkëjetese të rrallë mes natyrës dhe durimit njerëzor. Për shkak të kushteve të veçanta klimatike dhe ciklit të rrallë të luleve nga të cilat mblidhet nektari, ky mjaltë mund të përftohet vetëm një herë në 5 apo 6 vjet duke e kthyer në një "thesar të lëngshëm" të malësisë së Beratit.
“Këtu jemi në një vend që ka shumë lofata. Mund të jenë me mijëra mbi 5.000 rrënjë lofata që janë në gjithë fshatin dhe po të vish në prill këtu i gjithë fshati është vetëm rozë.
Zakonisht ne mjaltë lofate kemi marrë kemi marrë shumë rrallë. Zakonisht çdo pesë vjet, çdo gjashtë vjet sepse duhet të kesh bletë të forta që ta marrësh mjaltin nga lulet, dhe zakonisht kur çelin lofatat bletët nuk janë të forta.
Por ky është një mjaltë shumë kurativ, një mjaltë me ngjyrë të errët. shumë shumë kurues. Ne nga përvoja që kemi neve është i mirë për fytin, për grykët. Mjafton vetëm një lugë, dhe është si të kesh pirë ilaçin më të fortë, aq efektiv është”, tregoi për Dritare TV zoti Shehu./L.F-dritare.net

















