Ikën nga detyra Mirlinda Karçanaj, kush e zë vendin e saj!
E Premte 13 Shkurt 2026, 13:01
Dritare.net

Mirlinda Karçanaj largohet nga posti i Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në vend të saj është emëruar Igli Tafa, i cili më herët ka drejtuar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
Fillimisht Karçanaj delegoi detyrën tek Romina Kostani dhe tashmë është larguar teksa ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së. Mirlinda Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”./dritare.net