
Shqiptarja, Mira Murati shkarkohet nga posti si shefe e ChatGPT!
Dritare.net

Mira Murati është shkarkuar nga OpenAl, vetëm një ditë pasi u emërua në krye te gjigantit teknologjik.
Edhe pse emërimi i saj në krye të OpenAl ishte i përkohshëm, posti i inxhinieres shqiptare zgjati shumë pak. Kujtojmë se Murati u emërua në krye të kompanisë, pas shkarkimit të CEO-s, Sam Altman i cili së fundmi iu bashkua Microsoft-it. Tani më në krye të ChatGPT është caktuar bashkëthemeluesi i platformës Twitch, Emmett Shear.
Kush është Mira Murati?
E lindur në Shqipëri dhe e shkolluar në Kanada, Murati është një inxhinierja e cila ndërtoi një makinë hibride garash si studente universitare në Kolegjin Dartmouth. Ajo iu bashkua OpenAI në 2018 pas qëndrimeve në Tesla, ku luajti një rol kyç në zhvillimin e makinës Model X dhe Leap Motion, një start-up që zhvilloi një sistem kompjuterik për të gjurmuar lëvizjet e duarve dhe gishtave.
OpenAI e punësoi atë si zëvendëspresidente të inteligjencës artificiale të aplikuar dhe partneriteteve. Në atë kohë, kompania ishte një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të siguruar që inteligjenca e përgjithshme artificiale të përfitonte të gjithë njerëzimin. Më vonë ajo u ristrukturua si një kompani fitimprurëse në mënyrë që të mund të mblidhte shumat e mëdha të parave të nevojshme për të ndërtuar teknologjitë e saj të AI./M.K-dritare.net

















