Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Menopauza/ Gliozheni: Si ndryshon trupi pas të 50-tave!

Menopauza/ Gliozheni: Si ndryshon trupi pas të 50-tave!

Periudha e menopauzës për gratë, nuk është e lehtë. Ndryshimet në shëndet kërkojnë vëmendje dhe trajtim të veçantë ndaj Dritare TV i ka kushtuar një hapësirë të dedikuar kësaj teme, duke folur me profesionistët më të mirë të fushës. Gjinekologu Orion Gliozheni i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV foli për këtë periudhë specifike në jetë e një gruaje, duke theksuar në mënyrë të veçantë, shenjat që shfaqen pas moshës 50-vjeç.

“Menopauza është një periudhë e jetës së gruas, që në e vlerësojmë në aspektin mjekësor si një periudhë ku gruaja pakëson nivelin e saj hormonal. Pra kalon nga një jetë që ka mundësi të riprodhojë në një jetë që e ka të pamundur për të lindur fëmijë. Vlerësohet që gruaja kalon 1 të tretën e jetës së saj në menopauzë. Menopauza nis rreth moshës 50-vjeç. Kjo periudhë shoqërohet me një sërë simptomash dhe problemesh të shëndetit të cilat rëndojnë jetën e gruas. E para vezoret që pas moshës 40 vjeç prodhojnë më pak hormone dhe në moshën 50 vjeç nuk prodhojnë më fare.

Ndaj në këtë moshë gruaja e ka të pamundur të bëjë fëmijë. Ky deficit i nivelit të hormoneve bën që gruaja, të fillojë të ketë një sërë problemesh, siç janë afshet e nxehta, që janë ndonjëherë problemi më serioz, pagjumësi, fillon tensioni, shtimi i peshës, lëkura e trupit fillon të rrudhet. Hipertensioni shoqërohet edhe me probleme të zemrës, apo organeve të tjera. Kjo periudhë kërkon një kujdes shumë më të veçantë për gruan. Shenja e parë e menopauzës është ndryshimi i menstruacioneve. Pra nga çdo muaj vijnë dhe rrallohen në një herë në disa muaj”, u shpreh doktor Gliozheni në Dritare TV./L.F-dritare.net