Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllet procesi i votimit në 5 bashkitë, pjesëmarrja më e ulët në histori

Mbyllet procesi i votimit në 5 bashkitë, pjesëmarrja më e

Këtë të dielë, në pesë bashki të vendit u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive, të cilët do të drejtojnë për dy vitet e ardhshme.

Procesi i votimit u zhvillua në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, ku në garë ishin gjithsej 13 kandidatë, përfaqësues të Partisë Socialiste dhe kandidatë të pavarur të mbështetur nga opozita.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), qendrat e votimit janë mbyllur në orën 18:00, ndërsa pjesëmarrja mesatare në rang vendi arriti në 18.72%.

Pjesëmarrja sipas bashkive ka qenë si vijon:

Vlorë: 12.54%
Berat: 19.98%
Cërrik: 25%
Mat: 39.36%
Tepelenë: 34.63%

Këto zgjedhje u zhvilluan pas largimit të disa kryebashkiakëve që kandiduan për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, si dhe dorëheqjes së Ermal Dredhës nga posti i kryetarit të Bashkisë Vlorë.

Në krahasim me zgjedhjet e 14 majit 2023, pjesëmarrja ka qenë më e ulët në të gjitha bashkitë:

Vlora: 24.70%
Tepelena: 40.31%
Berati: 34.87%
Mati: 46.41%
Cërriku: 32.43%
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga KQZ pas numërimit të votave në çdo bashki./L.F-dritare.net