Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllen primaret në PD, pritet grumbullimi i gjithë kutive të Tiranës në seli

Mbyllen primaret në PD, pritet grumbullimi i gjithë kutive të

Procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike ka përfunduar në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.

Në selinë e PD-së priten të grumbullohen të gjitha kutitë e votimit të primareve për deputetë të PD-së dhe aty do të numërohen, teksa votat do të shfaqen edhe në një monitor.

Rreth 280 kandidatë në të gjithë vendin iu nënshtruan testit të anëtarësisë, për të qenë të përzgjedhurit e listave zyrtare të kandidatëve për deputetë./L.F-dritare.net