Na ndiqni edhe në

Shqip

Si ishte Berisha profesor! Flet studenti i tij

Si ishte Berisha profesor! Flet studenti i tij

Në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga vjen në një rrëfim të veçantë, mjeku Matjan Hitoaliaj, nga Vlora në SHBA prej 18 vitesh. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, Hitoaliaj tregon për pasionin për mjekësinë, studimet në Fakultetin e Mjekësisë me pedagog Sali Berishën. Zoti Hitoaliaj bën një krahasim për Berishën si mjek, me Berishën në politikë.


“Unë e kam pasur pedagog Sali Berishën. Berisha ka qenë pedagogu numër një në Fakultetin e Mjekësisë. Nëse ai do të ishte politikan, aq sa qe mjek ne do të ishim në Evropë. Si mjek kam respekt të madh për doktor Berishën. Si pedagog ai kishte oratori të jashtëzakonshme. Kur futej ai në sallë, nuk pipëtinte miza. Na ka brumosur edhe neve që të ndjekim rrugën e tij si mjekë.”, tregon zoti Hitoaliaj në DritareTV./K.C/dritare.net