
Maska, që çoi në zbulimin e Vilës Ilire në Durrës
Dritare.net
Një maskë çoi në zbulimin e Vilës Ilire në Durrës. Sapo nisën gërmimet për rindërtimin e shkollës që u prish nga tërmeti i 2019-ës në derën e kantierit ishte pikërisht kjo maska që shihni në foto.
Drejtuesi i projektit Luan Përzhita në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, nga siti arkeologjik tregon si e gjeti maskën që i shtyu më pas të gërmojnë më thellë për të gjetur rrënojat e vilës ilire të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të parë para erës sonë. Një vilë buzë detit, me mozaikë, banja termale, fontana. Një miniere zbulimesh për Durrësin që tregon shumë për të kaluarën tonë.
“Kjo është maska që u zbulua ditën e parë që shkelëm në sit për të bërë gërmime. Ishte pikërisht atje ku mbyllet vila. Kjo është një figurë, që ka zbukuruar qoshet e vilës. Mbase është edhe Meduza.”, thotë arkeologu i njohur ndërsa tregon objektet e tjera që janë zbuluar nga Vila Ilire që besohet se është vilë perandorake./K.C/dritare.net

















