Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manja: Nga amnistia penale, përfitojnë vetëm 3 ish-policë të Kukësit. Gati të ulemi me opozitën!

Manja: Nga amnistia penale, përfitojnë vetëm 3 ish-policë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, thotë se nga amnistia penale përfitojnë 3 ish punonjës policie të dënuar për shpërdorim detyre në Kukës dhe asnjë i dënuar nga GJKKO. Ministri Manja u shpreh së është i gatshëm të ulet me opozitën për këtë amendament që të votohet në Kuvend.

"Amnistia penale një nga parimet kryesore ka humanizmin. Bëhet për amnisto për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur 2/3 e dënimit. Ka mbi 4 vjet që në Shqipëri ka pasur amnisti penale. Më vjen keq që nuk e kanë lexuar ligjin.

Është një amnisti e cunguar 95% e veprave penale që ka Kodi penal janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Askush prej nesh s’ka pasur si qëllim të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën. Përfitojnë 3 ishte punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës.

Do e fusim në parlament kur deputetët e opozitës të jenë në sallën e parlamentit dhe do jenë ata që do e kërkojnë futjen në rend dite. Ne e kemi bërë detyrën tonë, kemi depozituar ligjin ka tre muaj. Tani është në seancë plenare, kur të bëhen gati. Do të kërkoja dhe dëshiroja që ky ligj të marrë votat e gjithë deputetëve të kuvendit. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë 1 vit ulje dënimi 3 ish punonjës policie për shpërdorim detyrë në Kukës tërhiqemi ne nuk është problem”, tha ministri Manja./L.F-dritare.net