
Lotaria amerikane 2024-2025, ja kur dalin përgjigjet!
E Shtunë 4 Maj 2024, 09:09
Dritare.net

Nëse keni aplikuar për lotarinë amerikane, atëherë sot mund të njiheni me përgjigjet e DV 2025-ës. Të gjithë ju që keni aplikuar mund të kontrolloni rezultatet nëse jeni ose jo fitues, në faqen e lotarinë amerikane përmes këtij linku: dvprogram.state.gov.
Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit.
Programi i lotarisë amerikane DV-2025 Diversity Visa Program nisi në datën 4 tetor dhe përfundoi më 7 nëntor 2023./M.K-dritare.net

















