Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lirohet nga qelia avokati Barjami! Prokuroria e Elbasanit: Arresti i paligjshëm

Lirohet nga qelia avokati Barjami! Prokuroria e Elbasanit: Arresti i

Dy ditë pas arrestimit, avokati Ulian Barjami është liruar nga qelia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Bajrami u arrestua pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, mes të cilëve edhe Maksim Suçi, që mbrohej nga avokati Barjami.

Sipas raportimeve, gjatë seancës dhe teksa po kundërshtonte provat e prokurorit, Bajrami i tha atij se “do të merrem personalisht me prokurorin dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore”. Kjo deklaratë u interpretua më pas në forma të ndryshme, por u bë shkasë për mbajtjen e tij në paraburgim.

Kundër arrestimit të gjyqtarit dolën një sërë institucionesh dhe figura publike në vend, përfshirë edhe Domën e Avokatisë që njoftoi një bojkot pesë ditor të seancave./dritare.net