
Largohet Albana Fico, ja drejtoresha e re e QSUT!
E Hënë 25 Mars 2024, 13:01
Dritare.net
Alma Cani do të jetë drejtoresha e re e QSUT. Zonja Cani do të zëvendësojë Albana Ficon, e cila dha dorëheqjen pas 44 ditësh nga zjarri që ra në urgjencën e re, duke sjellë mungesa të shumta në shërbimet spitalore.
Më herët Alma Cani ka mbajtur postin e nëndrejtoreshës së spitalit Shefqet Ndroqi. Është një nga emrat më të rëndësishëm të përballjes me pandeminë Covid-19. Mesa duket puna e saj e parë në QSUT është t’i rikthejë Urgjencën qytetareve./L.F-dritare.net

















