Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kushtetuesja shtyn vendimin për pagat e gjyqtarëve, reagon Rama

Kushtetuesja shtyn vendimin për pagat e gjyqtarëve, reagon Rama

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë vendimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve me argumentin se i nevojitet më tepër kohë.

Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin X. Ai shkruan se gjykatat kanë dhënë 12 mln euro trajtim financiar për 92 raste të pastruar nga vettingu.

“A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë eurosh nga buxheti i shtetit - pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!

Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!

Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit 92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër… Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!”, shkruan Rama./L.F-dritare.net