
Kryeministri Rama uron besimtarët ortodoksë për Pashkët!
Dritare.net
Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Në të gjitha kishat ortodokse të vendit, për vitin e dytë radhazi, do të kremtohet festa më e rëndësishme e kalendarit ortodoks, e ndikuar nga masat anti Covid.
Me rastin e Pashkëve të komunitetit ortodoks në vend, Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur një foto që tregon kryqe ortodokse. “Gëzuar pashkët ortodokse!” shkruan Rama në krah të fotos./dritare.net

















