Kryeministri Rama në Jordani, pritet në takim zyrtar nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein
E Hënë 8 Dhjetor 2025, 14:02
Dritare.net

Kryeministri Rama ndodhet për vizitë në Aman, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Në postimin e tij, Rama e përshkroi mbretin si një “monark me respekt botëror” dhe një “mik i çmuar posaçërisht i Shqipërisë”, duke falënderuar për mikpritjen e veçantë.

Takimi synon të forcojë partneritetin mes dy vendeve — jo vetëm në drejtim diplomatik, por edhe ekonomik dhe në bashkëpunim rajonal. Ky vizitë shënon një hap të ri në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe synimin për thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Jordanisë./L.F-dritare.net