
Kardinali Simoni uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin!
E Diel 24 Maj 2020, 13:01
Dritare.net
Kardinali shqiptar, Ernest Troshan Simoni, uron besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fiter Bajramit.
Në një video-mesazh, kardiinali thotë se kjo ditë është dita e kushtrimit për të treguar dashurinë dhe besimin për Zotin.
“Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”, thotë ndër të tjera kardinali./ I.M-Dritare.net

















