Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ju njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle popullore qysh kur ishte 5 vjeçe

Ju njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle popullore

Sabrina Abazaj është një vajzë 17-vjeçare e cila ka pasion kërcimet popullore. Sabrina e ndau me dritare.net historinë e jetës së saj dhe rrugëtimin e ëndrrës që nisi qysh kur ishte 5 vjeçe.

“Kërcimin e kam nisur që në moshën 5-vjeçare, kur dëgjoja dhe flija gjumë vetëm me muzikë popullore.”

Ju njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle popullore

Motra ishte mbështetësja më e madhe e Sabrinës dhe falë saj ajo ia arriti të regjistrohej në një kurs kërcimi në qytetin e lindjes.

“Shkova në një kurs kërcimi dhe profesori i parë i cili më mësoi të kërceja ka qenë Jani Gjergji. Pas një muaji e gjysmë ai më vendosi soliste në vallet e jugut.”

Ju njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle popullore

Talenti i Sabrinës i kaloi kufijtë e qytetit dhe Shqipërisë, ndërsa ajo rritej. Kur ishte 10 vjeçe, Sabrina dilte në koncerte jashtë vendit. Ajo performoi në Turqi vallen e Bareshës, dhe mori një medalje e certifikatë.


“Ishin emocione të papërshkrueshme pasi isha në një vend me njerëz të huaj dhe përkrahje në atë momente kam patur vetëm profesorin tim.”

Ju njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle popullore

Rrugëtimi i Sabrinës për ëndrrën e saj vazhdonte, duke u ndjekur nga medalje dhe çmime të ndryshme.
Gjatë një aktiviteti në Durrës, ajo mori çmimin e saj të parë si kërcimtare popullore. Pas kësaj filloi të performojë në Bullgari, Kosovë, Shkodër, Mal i Zi, etj.

“Para 6 vjetësh u futa në një kurs tjetër për të mësuar valle nga krahina çame dhe veriu, në grupin 'P&E' të Vlorës me koreograf Eluert dhe Puen, dy djem fantastikë të cilët janë të palodhur në profesionin e tyre.”

Ju njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle populloreJu njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle populloreJu njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle populloreJu njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle popullore

Për 12 vjet Sabrina kërcen valle popullore. Dhe jo vetëm kërcen, por tani ajo ka filluar të krijojë edhe koreografitë e veta.
Kërcimi ka qenë ëndrra që e ka shoqëruar Sabrinën për një kohë të gjatë. Ndonëse ka shumë që i thonë të ndjekë karrierën si valltare, Sabrina ka të tjera pikësynime. Ajo dëshiron që të bëhet mjeke dhe të jetë aty kur njerëzit kanë nevojë për të. Por ama edhe kërcimin nuk do ta lërë.

Ju njohim me Sabrinën, vajzën labe, e cila kërcen valle popullore

Si Sabrina ka shumë të rinj të tjerë që punojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre. U duhet vetëm një dritare për t’i treguar botës talentin dhe ajo dritare jemi ne./K.C/dritare.net