
Ju dhembin kockat kur prishet koha? Ja si e shpjegon mjekja reumatologe!
Dritare.net
Sëmundjet reumatizmale kanë një shtrirje shumë të gjerë në popullatë. Keto klasifikohen në disa tipe sëmundjesh, por shpesh pacientet e vonojne kontrollin te mjeku reumatolog deri sa gjendja e tyre shendetesore komplikohet. Dritarja e Doktorit kete jave ishte prane mjekes reumatologe Liljana Loci e cila shpjegoi se sëmundjet reumatizmale në bazë të tyre kanë dhimbjen si simptomë, medikamentet e marra duhet të jenë të mirëpërcaktuara, pasi shpesh ato krijojnë efekte anësore në kohezgjatje dhe në dozë.
“Sëmundjet reumatizmale kanë një shtrirje shumë të gjerë në popullatë. Keto klasifikohen në disa tipe sëmundjesh reumatizmale, ku futen sëmundjet e ostreoartrozave dhe sëmundje të artritit rheumatoid. Në vetvete bëhet një ndarje për tipin e sëmundjeve reumatizmale.
Dhimbjet e artikulacioneve janë simptoma më e shprehur në sëmundjet reumatizmale dhe që shfaqet më dendur ka një ndikim në varësi të ndryshimit të kushteve të motit, si ndaj të nxehtit edhe ndaj të ftohtit. Prandaj edhe shumë të sëmurë i ndjejnë dhimbjet me ndryshimin e kushteve atmosferike. Në temperaturat e ftohta rritet aktiviteti i këtyre sëmundjeve. Me shtimin e intensitetit të dhimbjes i sëmuri shkon te mjeku për ekzaminim.”,-u shpreh mjekja Loci./M.T/dritare.net

















