Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si plotësohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit!

Ja si plotësohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit!

Qytetarët shqiptarë nesër më 25 prill, do të votojnë me një fletë të vetme votimi për subjektin politik dhe kandidatin për deputet.

Në fletën e votimit janë të shënuara emrat e subjekteve zgjedhore (parti politike, koalicione ose kandidatë të pavarur), dhe në secilin rresht ku është shënuar emri i subjektit zgjedhor janë të shënuar në vazhdim numrat e kandidatëve të atij subjekti sipas renditjes në listën e dorëzuar në KQZ.

Ja si plotësohet fleta e votimit!

KQZ informon se në kuadratin e bardhë përbri logos së subjektit zgjedhor (parti/koalicion), ose sipas rastit kur zgjedh edhe kandidatin, duhet të vendosësh shenjën X, ose +. Çdo shënim tjetër mundet ta bëjë të pavlefshme fletën e votimit.

Ja si plotësohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit!

Tri mënyrat e votimit që e bëjnë votën të vlefshme:

1. Qytetari mund të votojë vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votojë për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor.

2. Qytetari mund të votojë për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votojë vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti.

3. Qytetari mund të votojë vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati./M.M-dritare.net