Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja pse u dënua poetja Mimoza Ahmeti!

Ja pse u dënua poetja Mimoza Ahmeti!

Poetja Mimoza Ahmeti do duhet të punojë 40 orë në shërbim të komunitetit, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës e cila e ka dënuar për ndërtim të paligjshëm.

Pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, Gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës pasi e akuzoi poeten shumë të njohur se ndërtoi një banesë në vendin ku e kishte në Petrelë. Ahmeti u bë kështu rasti i dytë i personazheve të njohur që dënohet pas këngëtarit Bojken Lako./M.K/dritare.net