
Ishte i infektuar me Covid-19, humb jetën fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare!
E Hënë 13 Shtator 2021, 11:11
Dritare.net
Fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare Ylli Mihali ka humbur jetën pas infektimit me kovid. Prej dy javësh i intubuar në spital, fizioterapisti i kombëtares shqiptare nuk ka arritur që të fitojë betejën me virusin.Ylli Mihali, 55-vjeç ishte pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit prej 27 vitesh. Mihali ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës "Pfizer" ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese./M.M-dritare.net

















