
Investimet te materniteti i ri, Orion Gliozheni: Fantastike!
Dritare.net
Në maternitetin Koço Gliozheni janë kryer investime të cilat përmirësojnë kushtet dhe shërbimet. Faza e parë përfshinte rehabilitimin, rikonstruksionin dhe shtrimin, si në sallat operatore, bllokun e sallave operatore dhe në bllokun e sallave të lindjes, duke rikonstruktuar gjithë ambientin e shërbimit të obstetrikës që është pika nevralgjike e këtij institucioni.
Mjeku Orion Gliozheni, vlerësoi këtë investim.
“Sigurisht që është një investim fantastik shumë i mirë, i cili përmirëson kushtet e këtij spitali, po përmirëson edhe kushtet e nivelit të shërbimit të punonjësve dhe mjekëve në rang Republike.
Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan në facebook:
“Me një tjetër investim të përfunduar për shëndetin e nënave dhe fëmijëve tek Materniteti “Koço Gliozheni”, pjesë e investimeve zinxhir në spitalet ku lind jeta nga veriu në jug”, shkruan kryeministri Edi Rama./L.F-dritare.net

















