
Infermierja 70-vjeçare që u kthye në punë, humb jetën nga Covid-19!
Dritare.net
Në moshën 70 vjeçare, Iris Meda e dinte që kthimi në punë në mes të pandemisë ishte i rrezikshëm. Me profesion infermiere, ajo doli në pension në janar të këtij viti. Por kur koronavirusi shpërtheu dy muaj më vonë, ajo mendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kthehej në punë. Jo më si infermiere por për të ndihmuar në trajnimin e studentëve të rinj të cilët një ditë mund të ndihmonin në luftën kundër virusit. Për muaj me radhë, ajo u mësoi bazat e infermierisë dhjetrave studentëve personalisht në Collin College. Por në tetor, një student e ekspozoi atë ndaj virusit dhe muajin e kaluar, Meda vdiq nga ndërlikimet nga Covid-19, informon dritare.net.
Vajza e saj thotë se me vetëdije Meda, rrezikoi veten për të ndihmuar në edukimin e infermierëve të ardhshëm gjatë krizës globale të shëndetit. Pasi e mori virusin nga një student, ajo u shtrua në spital më 17 tetor.
“Ishte e fortë, kishte shpresë se do të rikthehej sërish. Unë do të luftoj, jam si Nju Jorku e fortë”, tregon vajza e Medas, për fjalët që ajo përsëriste shpesh.
Ajo mori dy transfuzione të antitrupave dhe një dozë remdesivir ndërsa luftonte me pneumoninë, por mjekëve iu desh ta intubonin atë më 28 tetor. Ajo vdiq nga sulmi në zemër më 14 nëntor./L.F-dritare.net

















